Aksident i rëndë në Pogradec/ Kamioni përplas biçikletën, 26-vjeçari transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Volorekës, në Pogradec, ku një kamion me drejtues shtetasin G. S. është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi J. L., rreth 26 vjeç. I plagosuri po dërgohet për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë. Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. S., është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Burimi:
javanews.al