Aksident i rëndë në Fier-Lushnjë/ Makina kapërcen barrierat dhe bie nga ura në kanal, plagosen çifti i bashkëshortëve
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në autostradën Fier-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Kolonjës, ku si paosjë ka mbetur i plagosur një çift bashkëshortësh. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, kur një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat metalike dhe i ka kapërcyer ato, duke përfunduar në një kanal poshtë urës. Për nxjerrjen e dy bashkëshortëve nga automjeti është dashur ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse të Lushnjës dhe e personelit mjekësor të ambulancës. Të dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës, ku po marrin ndihmë mjekësore për lëndimet e shumta të pësuara. Sipas të dhënave paraprake nga Policia Rrugore, dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështia e madhe në asfalt,...
Burimi:
gijotina.com