Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, dy drejtuesit janë në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin nacional Lushnjë-Berat, pranë zonës së Kashtbardhës, ku janë përfshirë tre automjete. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa dy drejtuesit e mjeteve që u përplasën kokë më kokë janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga të dhënat paraprake dhe dëshmia e drejtueses së një automjeti tip “Fiat”, një makinë tip “Benz” ka tentuar të parakalojë në korsinë në drejtim të Lushnjës. Gjatë manovrës, “Benz”-i ka prekur automjetin “Fiat” dhe më pas është përplasur frontal me një “Ford”. Si pasojë e përplasjes, automjeti “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e Policisë së Lushnjës, të cilët kanë ndërhyrë...
Burimi:
kohajone.com