Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër–Kakavijë, një person përfundon në spital
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin kombëtar Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të fshatit Haskovë, në Dropull. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë, ndërsa si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. I lënduari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas bluzave të bardha, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Burimi:
gijotina.com