Aksident fatal në Fushë Krujë-Thumanë, humb jetën këmbësori

Aksident fatal në Fushë Krujë-Thumanë, humb jetën këmbësori

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë-Krujë–Thumanë. Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth orës 14:10, një automjet me drejtues një 19-vjeçar, me inicialet F. B., ka aksidentuar këmbësorin P. F., rreth 65 vjeç. Si pasojë e përplasjes, 65-vjeçari ka humbur jetën. Krujë/Informacion paraprak Rreth orës 14:10, në aksin rrugor ‘Fushë-Krujë–Thumanë’, automjeti me drejtues shtetasin F. B., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin P. F., rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.