Aksident dramatik në Fier, makina përplas këmbësoren! Dërgohet me ambulancë në spital, ja si paraqitet gjendja e saj
Një aksident rrugor është regjistruar këtë mëngjes pranë Drejtorisë së Policisë në Fier (27 tetor). Një automjet tip “Volkswagen” ka përplasur një grua, e cila po kalonte rrugën. Si pasojë, ajo ka mbetur e lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Sipas të dhënave paraprake, gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Përplasja ka shkaktuar rëndim të trafikut në të dyja drejtimet e lëvizjes.
Burimi:
javanews.al