Aksi Elbasan-Peqin kthehet në ‘rrugën e vdekjes’, aksidentet e shumta alarmojnë banorët
Prej kohësh aksi nacional Elbasan-Peqin është kthyer në një problem sa i përket qarkullimit dhe aksidenteve të shumta që ndodhin në të, të cilat jo pak herë rezultojnë fatale. Jo më larg se mbrëmjen e djeshme, dy automjete u përfshinë në një aksident, shkak i të cilit u bë një parakalim i gabuar. Si pasojë e përplasjes së fortë, një 70-vjeçare humbi jetën, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të plagosur dhe vijojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Banorët e zonës dhe drejtues të ndryshëm automjetesh shprehen se raste të tilla janë të përsëritura dhe shkaku kryesor mbetet mosrespektimi i rregullave dhe sinjalistikave rrugore. Sipas tyre, shumë drejtues udhëtojnë me shpejtësi skëterre, ndonëse duhet të tregojnë kujdes në kthesat e...
Burimi:
syri.net