Agjencia Getty Images shpall falimentin

Agjencia Getty Images shpall falimentin

Agjencia amerikane e fotografive Getty Images njoftoi sot, të mërkurën, se ka deklaruar falimentimin para një gjykate të Nju Jorkut , diçka që pritej pas një marrëveshjeje të kohëve të fundit për të ristrukturuar borxhin e saj, e cila parashikon edhe tërheqjen e saj nga Bursa e Nju Jorkut. Procesi filloi para gjykatës federale të falimentimit në Delaware “me qëllim miratimin formal të planit të ristrukturimit (…) dhe për ta zbatuar këtë plan në mënyrën më efektive”, tha agjencia në një deklaratë. Getty, një partner komercial i shumë mediave, njoftoi më 12 tetor se kishte arritur një marrëveshje me kreditorët e saj kryesorë për të ristrukturuar borxhin e saj. Sipas kësaj marrëveshjeje, familja Getty dhe firma e investimeve Koch Equity Development (KED) u zotuan të...