Agim Vinca: Manual poetik mbi krimin

Agim Vinca: Manual poetik mbi krimin

(Ismail SYLA, Ëndërr në zarf, Artini, Prishtinë, 2025) Nga Agim Vinca Krijimtarinë e Ismail Sylës, në mënyrë të veçantë poezinë e tij, e ndjek tash tridhjetë e sa vjet: nga fillimi i viteve ‘90 e deri më sot. Në vitin e largët 1991 qe botuar libri i pesë poetëve ish-të burgosur politikë, që sapo kishin dalë nga burgjet e ish-Jugosllavisë, ku e kaluan një pjesë të rinisë, libri me titull Libri i Lirisë. Në të qenë përfshirë: Merxhan Avdyli, Ismail Syla, Hydajet Hyseni, Januz Januzaj dhe Bajram Kosumi (sipas këtij rendi). Ky libër qe një ngjarje letrare për kohën, aq më shumë kur të kihen parasysh rrethanat në të cilat u shfaq ai. (Ishte koha kur për shkak të ndryshimit të sistemit po liroheshin të...