“Agasi, ndërmjetësi mes krimit e pushtetit”- Tabaku flet për sistemin me tri kolona dhe akuzon: Në krye qëndron Rama, faturën e paguajnë shqiptarët

“Agasi, ndërmjetësi mes krimit e pushtetit”- Tabaku flet për sistemin me tri kolona dhe akuzon: Në krye qëndron Rama, faturën e paguajnë shqiptarët

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e cilëson arrestimin e Ergys Agasit jo si një rast të izoluar, por si një mundësi për të parë mekanizmin e një sistemi të ngritur mbi paranë e krimit, ekonominë e kapur dhe ndikimin politik e mediatik. Sipas saj, në majën e kësaj piramide qëndron kryeministri Edi Rama, ndërsa kostot paguhen çdo ditë nga qytetarët shqiptarë. Tabaku, ka analizuar arrestimin e Ergys Agasit dhe sistemin politik e ekonomik që, sipas saj, i dha atij pushtet dhe ndikim. Për Tabakun, Agasi nuk duhet parë si një rast i shkëputur, por si një prej mekanizmave të një skeme më të madhe, e cila gjatë viteve ka lidhur interesat e botës së krimit me pushtetin, tenderat publikë dhe politikën. “Ergys Agasi nuk...