Afera Edi Rama-Roni Yeffet/ Berisha: Të gjitha provat do i dërgojmë edhe tek institucionet e NATO-s
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se të gjitha provat e paraqitura nga opozita për atë që ai e cilëson si aferën Edi Rama-Roni Yeffet do t’i dorëzohen SPAK-ut, por edhe institucioneve të NATO-s dhe vendeve aleate. Deklarata e Berishës erdhi në përgjigje të një pyetjeje të gazetares së SYRI TV, Marsi Korreshi, lidhur me hapat që do të ndjekë opozita pas hetimeve ndaj Yeffet. Berisha tha se opozita do të informojë edhe ministritë e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, duke ngritur shqetësimin për përdorimin e mundshëm të fondeve të destinuara për mbrojtjen e Shqipërisë. Pyetje-përgjigje: Marsi Korreshi, SYRI TV: Një pyetje. A do t'i dorëzoni këto fakte dhe prova pranë SPAK-ut, dhe duke qenë se deri më tani Prokuroria Speciale ka nisur...
Burimi:
syri.net