Afati mbaron sot në mesnatë, Albin Kurti: Pa president nuk mund të ndihmojmë katër drejtuesit e UÇK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhja e presidentit të Kosovës dhe mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së janë çështje të ndara. Megjithatë, ai tha se pa e zgjedhur presidentin e ri të vendit, duke e ditur se afati për këtë mbaron sot në mesnatë, vendi nuk do të mundë t’iu ndihmojë katër ish-krerëve të UÇK-së në apelimin e dënimit të tyre në shkallë të parë me burgim për krime lufte nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë. “Për katër të dënuarit, ne besojmë se duhet të ketë korrigjim në Apel, ndërsa, në anën tjetër, kemi nevojë për një strategji shtetërore e kombëtare. Moszgjedhja e Presidentit na çon drejtpërdrejt në zgjedhje. Por jo vetëm që na çon në zgjedhje, ajo na kufizon edhe mundësinë...
Burimi:
gijotina.com