Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe AKT forcojnë bashkëpunimin për promovimin e Shqipërisë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe AKT forcojnë bashkëpunimin për promovimin e Shqipërisë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) kanë formalizuar ditën e sotme bashkëpunimin për të nxitur promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik dhe për të kontribuar në rritjen e numrit të vizitorëve ndërkombëtarë. Të pranishëm ishin përfaqësuesit e Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) dhe të Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), përfshirë Administratoren e TIA-s, Marsida Pallko, Drejtorin Operacional  Piervittorio Farabbi, si dhe Drejtoren e Përgjithshme të AKT-së, Jola Hysaj. Në fokus të bashkëpunimit është zhvillimi i nismave të përbashkëta të marketingut, promovimi i linjave ajrore dhe mbështetja për hapjen e destinacioneve dhe linjave të reja ajrore drejt Shqipërisë. Palët do të shkëmbejnë të dhëna dhe informacion mbi trafikun ajror, destinacionet, tregjet turistike, strukturat akomoduese, agjencitë turistike dhe operatorët turistikë, duke krijuar...