Aeroporti i Vlorës në lupën e SPAK/ Hetimet shtyhen edhe 3 muaj
SPAK ka zgjatur me tre muaj të tjerë hetimet për procedurën koncesionare të Aeroportit të Vlorës, çështje që prej kohësh është shoqëruar me përplasje mes biznesmenit Behgjet Pacolli dhe qeverisë shqiptare. Prokurorët e Posaçëm kanë vlerësuar se nevojiten veprime të tjera hetimore dhe për këtë arsye afati i hetimit është shtyrë deri më 23 nëntor 2026. Në kuadër të hetimit, shtatë anëtarë të komisionit të dhënies së koncesionit dyshohen për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera. Nga dokumentet e SPAK të bëra publike më herët, rezulton se autoritetet hetimore kanë ngritur dyshime për paracaktimin e konsorciumit fitues për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Sipas dokumenteve të SPAK, dyshohet se anëtarët e komisionit të koncesionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë favorizuar bashkimin...
Burimi:
gijotina.com