Adrian Simnica, zëri i një rinie shqiptare që kërkon të dëgjohet në Evropë
Vetëm 20 vjeç, i lindur dhe rritur në Gjermani, por me rrënjë familjare në Kosovë, Adrian Simnica po e shndërron lidhjen me origjinën në një motiv për angazhim publik dhe politik. Nga Siegburgu në Berlin e tani në Bruksel, rrugëtimi i tij po merr gjithnjë e më shumë një dimension evropian. Prej katër ditësh, Simnica ndodhet në Parlamentin Evropian në Bruksel, ku po merr pjesë në aktivitete, takime dhe diskutime me karakter politik e rinor, duke sjellë në këtë hapësirë institucionale perspektivën e një brezi të ri shqiptar të rritur në Diasporë, por që nuk e ka humbur lidhjen me vendin e origjinës. Me origjinë familjare nga Bardhi i Madh i Fushë Kosovës, Adriani e përmend Kosovën me krenari dhe e vendos në fokus jo...
Burimi:
kohajone.com