Adri Mehmeti, djali i emigrantëve shqiptarë që Amerika e sheh si të ardhmen e futbollit të saj

Adri Mehmeti, djali i emigrantëve shqiptarë që Amerika e sheh si të ardhmen e futbollit të saj

Ishte minuta e 88-të e ndeshjes SHBA–Peru, në shtator, kur gjyqtari i katërt sinjalizoi në tabelë numrin 26. Amerikanët po fitonin 4-1 dhe loja nuk kishte më interes. Po për Adri Mehmetin, 17 vjeç, ky ishte çasti më i madh i jetës. Nga fusha po dilte Tajler Adams, kapiteni i kombëtares amerikane. Edhe ai është rritur në akademinë e Nju Jork Red Bulls, dhe Mehmeti e konsideron modelin e tij. Adams i buzëqeshi, ai ia ktheu buzëqeshjen, u përqafuan shkurt dhe Mehmeti hyri në lojë. Sipas New York Times, që brenda minutës së parë ai bëri pesë pasime. Ishte debutimi me kombëtaren e SHBA-së i një djaloshi lindur në Amerikë nga prindër shqiptarë. Ai flet shqip, kthehet çdo vit me familjen në Shqipëri dhe në...