“Administrativja hapi dyert e thesarit për të rritur rrogat e veta!”, Rama: Sikur të kishte të njëjtin standard për qytetarët
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila zhbllokoi pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit. Rama e cilëson vendimin si një veprim të pazakontë, duke kritikuar shpejtësinë me të cilën, sipas tij, gjykata ka ndërhyrë për të mundësuar zbatimin e rritjes së pagave pa miratimin e Kuvendit. “Sikur Gjykata Administrative të kishte standard për çdo qytetar apo institucion në hall, shpejtësinë e skëterrës me të cilën paska vepruar sot për të hapur dyert e thesarit për rritjen e rrogave të veta pa miratimin e parlamentit, unë besoj se çdo shqiptar i punësuar do ishte gati t’ia falte një gjysëm rroge vrapuesve fluturakë të Gjykatës Administrative”, shkruan Rama. “Por të marrësh sa hap e mbyll sytë masën e...
Burimi:
javanews.al