Administrata e Gjykatës ankesë te Avokati i Popullit: Të verifikohet kush po bllokon pagesat

Administrata e Gjykatës ankesë te Avokati i Popullit: Të verifikohet kush po bllokon pagesat

Administrata gjyqësore e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i është drejtuar me një ankesë kolektive Avokatit të Popullit, lidhur me mosekzekutimin e pagave për muajin gusht 2026. Nëpunësit civilë gjyqësorë dhe personeli mbështetës deklarojnë se kanë vijuar normalisht punën gjatë muajit gusht dhe kanë garantuar funksionimin e gjykatës, por pagat nuk janë ekzekutuar brenda afatit. Sipas tyre, deri në paraqitjen e ankesës nuk u është komunikuar një bazë ligjore e qartë për moskryerjen e pagesës. Administrata e lidh situatën me problematikën e krijuar pas vendimit nr. 15, datë 17 shkurt 2026, të Gjykatës Kushtetuese, që lidhet me pagat e magjistratëve. Megjithatë, në ankesë theksohet se statusi dhe skema e pagave të administratës gjyqësore janë të ndryshme nga ato të magjistratëve....