Abuzoi seksualisht me dy të rinj, dënohet me 6 vite burg ish-kleriku katolik në Australi –

Abuzoi seksualisht me dy të rinj, dënohet me 6 vite burg ish-kleriku katolik në Australi –

Ish-peshkopi australian Christopher Saunders është dënuar me gjashtë vjet e gjysmë burg për abuzim seksual ndaj dy të rinjve aborigjenë, gjatë kohës kur shërbente si klerik katolik. Saunders, 76 vjeç, u shpall fajtor në gusht për një akuzë përdhunimi dhe 12 akuza për sulm të pahijshëm. Gjykata e Qarkut në Australinë Perëndimore e dënoi të mërkurën, ndërsa ai do të ketë të drejtë të kërkojë lirimin me kusht në shkurt të vitit 2031. Sipas akuzave për të cilat u shpall fajtor, Saunders abuzoi seksualisht me dy të rinj gjatë periudhës 2010-2019. Ai i ftonte në ambiente të ndryshme, u siguronte alkool dhe përdorte, në disa raste, fonde dhe prona të kishës. Gjatë gjyqit u dëshmua se Saunders i kishte puthur dhe ngacmuar seksualisht viktimat, ndërsa...