Abissnet Superiore: Vora spektakël në derbin e kryeqytetit, fitore me “poker” dhe fundos Partizanin (video)

Abissnet Superiore: Vora spektakël në derbin e kryeqytetit, fitore me “poker” dhe fundos Partizanin (video)

Vora është rikthyer te fitorja pas plot pesë javësh në Abissnet Superiore. Në derbin e vogël të kryeqytetit, Vora e drejtuar nga Arjan Bellai fitoi 4-1 ndaj Partizanit, në sfidën e vlefshme për javën e shtatë. Ishte Bernard Karrica i cili zhbllokoi shifrat në minutën e 17-të, me një supergol nga distanca. SHIKOGOLIN Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Vorën. Në fillim të pjesës së dytë, Vora dyfishon shifrat sërish me Karricën, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë nga lojtari i Partizanit, Pasagiç, brenda zonës. SHIKOGOLIN Në minutën e 62-të, një tjetër penallti, këtë herë për Partizanin. Sebastian Spahiu debuton me të kuqtë dhe fiton direkt 11-metërsh sapo u fut në fushë. Godet Rowan Human, topi...