Abissnet Superiore: Teuta e vetme në krye. Rezultatet e javës së 5-të dhe situata në renditje (foto)

Abissnet Superiore: Teuta e vetme në krye. Rezultatet e javës së 5-të dhe situata në renditje (foto)

13 Shtator 2026 20:54 Telesport Java e 4-të e Abissnet Superiore u mbyll me fitoren e Elbasanit ndaj Egnatias në “Elbasan Arena”. Verdheblutë triumfuan 2-1 në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e kësaj të diele. Në ndeshjen tjetër të së dielës, Laçi siguroi tri pikët në shtëpi, duke mposhtur 2-0 Vllazninë. Ndërkohë, Skënderbeu dhe Tirana ndanë pikët të premten në Korçë, në një përballje që u mbyll në barazim 1-1. E shtuna solli një tjetër derbi të kryeqytetit, me Dinamo City që triumfoi 4-2 ndaj Partizanit, ndërsa Teuta vijoi paraqitjet pozitive në këtë kampionat, duke regjistruar fitoren e radhës me suksesin 2-0 ndaj Vorës në shtëpi. Ja situata në renditje pas katër javëve të para: