Abissnet Superiore/ Drejtoria Teknike e FSHF përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së tretë
Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së tretë të “Abissnet Superiore”. Në formacionin e javës, të ndërtuar sipas skemës 1-4-2-3-1, dominon Egnatia me tre futbollistë, ndërsa Partizani, Teuta, Dinamo City dhe Tirana përfaqësohen me nga dy lojtarë. Në portë është përzgjedhur Mario Dajsinani, i cili kontribuoi në fitoren e Egnatias ndaj Skënderbeut, duke ndihmuar skuadrën rrogozhinase të ruajë ecurinë perfekte me tri fitore në tri javët e para. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Andrey Yago (Egnatia), Dion Vata (Partizani), Vasil Zhongo (Teuta) dhe Usni Ismaili (Dinamo City). Në mesfushë janë përzgjedhur Sherif Kallaku (Teuta) dhe Malomo Ayodeji (Dinamo City), ndërsa treshja pas sulmuesit përbëhet nga David Fadairo (Partizani), Alessandro Albanese (Egnatia) dhe Drilon Hazrollaj (Tirana). Në majën...
Burimi:
gijotina.com