A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

“Ndërsa diplomatët e NATO-s vlerësojnë se zhvillimi i samitit të Aleancës në Shqipëri vitin e ardhshëm mbetet pak i mundshëm, Tirana po propozon një format më fleksibël për organizimin e tij, përfshirë shtyrjen e takimit ose zhvillimin e një samiti virtual. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në një deklaratë për median ‘Politico.eu’ është shprehur se Shqipëria është e gatshme të shqyrtojë alternativa për organizimin e takimit të nivelit të lartë të NATO-s”. Kështu thuhet në një shkrim të Politico.eu, botuar këtë të mërkurë. Por si është e vërteta? Burime të Vox News nga Ministria e Mbrojtjes, e kanë përgënjeshtuar këtë hipotezë, pra të zhvillimit virtual të Samitit të NATO-s. Sipas këtyre burimeve, deklarimet e dhëna nga ministri Nufi para një jave në Bruksel, janë njerrë...