A po i afrohet ndërtimi sërish ciklit rënës

A po i afrohet ndërtimi sërish ciklit rënës

Që nga fillimi i viteve ’90, ndërtimi ka kaluar në disa faza ciklike. Rritja më e madhe e sektorit ishte deri në vitin 2000, kur zhvendosja e popullsisë, e kombinuar me ndryshimin e stilit të jetesës dhe përmirësimin e të ardhurave çoi në një kërkesë të madhe për projekte rezidenciale. Në atë vit, sektori i ndërtimit u zgjerua me 40%, sipas të dhënave të INSTAT-it. Sektori më pas u ngadalësua gradualisht, duke pësuar rënie në vitin 2010 dhe pasi e mori pak veten shënoi rritje negative në 2013-2014. Pas vitit 2016 nisi dhe cikli i ri i rritjes, që ka qenë dhe më i debatueshmi deri tani, për disa arsye kryesore: së pari, për mundësinë që dha për kanalizimin e parave informale dhe së dyti,...