A janë fëmijët, emocionalisht gati, për fillimin e vitit të ri shkollor?
Nga Alma Dema Shtatori ka qenë dhe mbetet një muaj i veçantë. Pas javëve të gjata të verës, shkollat hapin përsëri dyert, klasat mbushen me zëra fëmijësh dhe korridoret marrin gjallërinë që u ka munguar gjatë pushimeve. Për prindërit fillon përgatitja e zakonshme: libra, fletore, çanta, veshje, mjete shkollore dhe gjithçka tjetër që i duhet fëmijës. Por ekziston një përgatitje që nuk blihet në dyqan dhe nuk futet në çantën e shkollës: përgatitja emocionale. Një fëmijë i cilësdo moshe mund të ketë çdo gjë që i nevojitet për të nisur shkollën dhe përsëri të mos jetë gati emocionalisht për të hyrë në klasë, sepse mund të ketë frikë, mund të ndihet i pasigurt, mund të mos dëshirojë të ndahet nga prindërit, mund të jetë i...
Burimi:
kultplus.com