A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist? Reagon ish-kryeministri, debat në Hungari
Ish-kryeministri hungarez Viktor Orbán ka zbuluar se shërbimet sekrete të regjimit komunist në Hungari ishin përpjekur ta rekrutonin si informator gjatë kohës kur kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Deklarata e tij ka rikthyer në vëmendje të kaluarën e politikanit dhe ka rindezur debatin mbi dosjet e inteligjencës së periudhës komuniste, të cilat ende nuk janë bërë publike, shkruan A2 CNN. Orbán ka treguar se përpjekja për ta përfshirë në rrjetin e informatorëve ishte bërë gjatë periudhës së parë të shërbimit ushtarak, por se ai e kishte refuzuar ofertën. Sipas tij, ky refuzim u pasua nga një periudhë e gjatë mbikëqyrjeje nga autoritetet komuniste, e cila nuk kufizohej vetëm tek ai, por përfshinte edhe bashkëshorten dhe figura të tjera të opozitës. “Gjatë periudhës së parë të...
Burimi:
javanews.al