A është bojkoti universitar në shërbim të Partisë Demokratike?
Nuk ishte e vështirë të parashikohej se protesta do të zhvendosej edhe në universitete. Pas përfshirjes së studentëve dhe deklaratave të solidaritetit nga një grup pedagogësh, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka shpallur bojkotimin pa afat të mësimdhënies, duke filluar nga sot, 21 tetor. Ajo që u njoftua në media sot ishte se në universitetet e rretheve mësimi nuk u ndërpre dhe thirrja e SPUSH për bojkot gjeti një mbështetje të vakët. Madje, rektori i Universitetit të Gjirokastrës deklaroi se nga ky universitet nuk ka asnjë anëtar në këtë sindikatë. Ky zhvillim duhet parë në kontekstin politik të protestave të ditëve të fundit. Përfshirja e studentëve më 13 tetor i dha një shtysë të re protestës, e cila po humbiste fuqinë mobilizuese....
Burimi:
ntv.al