A e keni kërcënuar Erion Veliajn? Rama i shmanget pyetjes: Zhurma të parëndësishme…
Kryeministri Edi Rama i është shmangur pyetjes në lidhje me akuzat e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka pretenduar se është kërcënuar prej tij. Gjatë konferencës për mediat, me ambasadoren e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, Rama u pyet nga gazetarët nëse e kishte kërcënuar Veliajn, duke iu referuar akuzave të këtij të fundit. Por kryeministri nuk dha një përgjigje për pyetjen, duke zgjedhur të flasë vetëm për raportin e progresit të Komisionit Europian dhe arritjet e qeverisë. Sa i takon akuzave ai i cilësoi si zhurma të parëndësishme. “Dua të them që raporti i progresit është, në radhë të parë, pasqyrë e punës së qeverisë dhe kush do të dijë se në çfarë forme është qeveria, lexon raportin e progresit...
Burimi:
gijotina.com