A do të kandidojë Jorida Tabaku për Bashkinë e Tiranës? Ja si shprehet deputetja demokrate

A do të kandidojë Jorida Tabaku për Bashkinë e Tiranës? Ja si shprehet deputetja demokrate

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka sqaruar pozicionin e saj lidhur me mundësinë për të garuar për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, duke shprehur preferencën për të vijuar punën parlamentare. Gjatë një interviste në emisionin “Çdo Kënd”,  Tabaku foli për lidhjen e saj me kryeqytetin dhe përvojën e mëparshme në drejtimin e bashkisë, ku ka shërbyer si nënkryetare. Ajo tha se Tirana mbetet një pasion i rëndësishëm për të, por theksoi se për momentin dëshiron të përqendrohet te angazhimi politik në Kuvend. “E dua me gjithë shpirt Tironën dhe, në qoftë se ka një gjë të dytë që e kam me shumë pasion, është politika. Aq më mirë kur mblidhen të dyja bashkë”, u shpreh Tabaku. Megjithatë, deputetja la të kuptohet se rikthimi në administrimin e...