A do dorëhiqet si Kryeinspektor i Përgjithshëm? Dashnor Sula zbulon telefonatën me Ramën

A do dorëhiqet si Kryeinspektor i Përgjithshëm? Dashnor Sula zbulon telefonatën me Ramën

Kryeinspektori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, Dashnor Sula, ka dhënë një intervistë në “Breaking” në Top News. Ai foli për situatën aktuale në vend, për protestat dhe urdhrin e kryeministrit Rama për dorëheqjet e fundit. Ju a do e jepnit dorëheqjen? Si qytetar, si prind dhe si nëpunës i shtetit, shpreh keqardhjen për të gjithë situatën që ndodhet vendi ynë, duke pasur parasysh dhe lëndimet dhe problematikat gjatë protestave. Nuk është normale që të lëndohen protestuesit apo të lëndohen policët që janë në krye të detyrës. Mbi 130 drejtues të administratës publike iu është kërkuar dorëheqja. Nëse iu kërkojnë dorëheqjen, çfarë do bëni? Unë kam 7 muaj në detyrë, i emëruar si Kryeinspektori i Republikës së Shqipërisë, është një detyrë shumë, jashtëzakonisht e vështirë....