Allegri-Fabregas, fjalët e ashpra ‘fluturojnë’ në konferencën e shtypit, çfarë ndodhi…
Massimiliano Allegri foli pas barazimit të Milanit me Comon në ndeshjen e prapambetur në Serie A, një sfidë kjo që u mbyll me barazimin 1-1 që i largon më shumë kuqezinjtë nga rivalët e Interit. Në mënyrë të veçantë trajneri livornez foli për episodin me Cesc Fabregas që solli edhe ndëshkimin me karton të kuq të tij. ‘Besoj se ishte një faull ku për më tepër nëse nuk gaboj, Saelemaekers po hidhej në kundërsulm dhe u tërhoq nga dikush nga pankina, nga Fabregas besoj-tha Allegri-ai kërkoi ndjesë? E kuptova, atëherë herën tjetër dikush niset përgjatë vijës, bëj një ndërhyrje me rrëshqitje edhe unë. Shkova për të mbrojtur, Saelemaekers, futbollisti pati një reagim dhe në atë moment më erdhi dikush nga Como, por nuk e di...
Burimi:
top-channel.tv