83 vepra në garë për çmimet letrare në 155-vjetorin e lindjes së Gjergj Fishtës
Lezha u bë pikëtakim i shkrimtarëve, poetëve dhe studiuesve shqiptarë në shënim të 155-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës, përmes edicionit të pestë të çmimeve letrare që mbajnë emrin e poetit kombëtar. Këtë vit, konkursi mblodhi 83 vepra nga autorë të trojeve shqiptare, duke vënë në pah krijimtarinë bashkëkohore në tri kategori: poezi, prozë dhe përkthim. Risi e këtij edicioni ishte çmimi “Gjurmë Fishtjane”, i cili synon të vlerësojë dhe të promovojë veprat që ruajnë lidhjen me krijimtarinë dhe trashëgiminë letrare të Fishtës. Juria, e kryesuar nga shkrimtari Preç Zogaj, me anëtarët Suela Mino dhe Gani Mehmetaj, përzgjodhi krijimet më të spikatura të konkursit. Çmimi “Gjurmë Fishtjane” iu nda Zef Përgegës për librin “Epika Malësore”, ndërsa në kategorinë e poezisë u vlerësua Rudolf Marku...
Burimi:
kultplus.com