“83 mandatet i vodhët”, Vokshi: Balluku mbrohet nga pushteti, ndërsa protestuesit përballen me represion

 “83 mandatet i vodhët”, Vokshi: Balluku mbrohet nga pushteti, ndërsa protestuesit përballen me represion

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka ngritur me tone të forta çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke akuzuar mazhorancën se po zbaton standarde të dyfishta, ku protestuesit përballen me ndëshkime, ndërsa zyrtarët e akuzuar për korrupsion mbrohen nga pushteti. Gjatë diskutimeve në komision, Vokshi deklaroi se Shqipëria nuk mund të sillet sikur ndodhet në normalitet, ndërkohë që vendi përballet me një krizë politike dhe shoqërore Në qendër të fjalës së saj ishte rasti i Belinda Ballukut, për të cilën demokratja ngriti pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si mazhoranca po po e mbron me votat e deputetëve. Albana Vokshi: Nuk mund të bëjmë sikur s’po ndodh asgjë, kur vendi në fakt është në krizë. Nuk mund të vazhdojmë...