829 raste të reja në një vit, kanceri i gjirit prek edhe meshkujt në Shqipëri

829 raste të reja në një vit, kanceri i gjirit prek edhe meshkujt në Shqipëri

foto ilustruese TIRANË- Janë diagnostikuar 829 gra me kancer gjiri gjatë vitit 2025 në Shqipëri, ndërsa sëmundja është evidentuar edhe te meshkujt me 19 raste të regjistruara gjatë të njëjtës periudhë. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se rastet e reja vijojnë të shënojnë një rritje të lehtë nga viti në vit. Specialistja e ISHP-së Ediona Kola e lidh këtë prirje me plakjen e popullsisë dhe ndryshimet në stilin e jetesës, por edhe me rritjen e ndërgjegjësimit dhe përmirësimin e depistimit e diagnostikimit. Në të njëjtën kohë të dhënat tregojnë një ulje të vdekshmërisë. Nëse në vitin 2021 regjistroheshin 18 vdekje për 100 mijë gra, aktualisht shifra është 16 për 100 mijë. Vetëm gjatë vitit 2025 janë regjistruar rreth 214 vdekje nga kanceri i...