81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së/ Berisha: Festë në Beograd

81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së/ Berisha: Festë në Beograd

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka nisur mbledhjen e grupit parlamentar duke reaguar ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së, të cilët u dënuan me një total prej 81 vitesh burgim. Berisha e cilësoi vendimin si një ditë të rëndë për shqiptarët dhe familjet e ish-drejtuesve politikë të UÇK-së. Sipas tij, trupi gjykues i shkallës së parë nuk ka arritur të argumentojë në mënyrë konkrete akuzat dhe ka dhënë dënime që ai i konsideron të pajustifikuara. Kreu i PD-së deklaroi se vendimi është pritur me festime në Beograd dhe e lidhi këtë me pretendime që, sipas tij, janë përsëritur prej vitesh nga propaganda serbe. Berisha tha se, pavarësisht vendimit të Gjykatës Speciale, lufta e UÇK-së dhe roli i...