81 vite burg nuk mjaftojnë, Prokurorja e Specializuar: Do kërkojmë në Apel dënim edhe për krimet kundër njerëzimit

81 vite burg nuk mjaftojnë, Prokurorja e Specializuar: Do kërkojmë në Apel dënim edhe për krimet kundër njerëzimit

Pavarësisht vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, që i dënoi katër ish-krerët e UÇK-së me një total prej 81 vitesh burgim, Prokuroria e Specializuar nuk e konsideron të mbyllur betejën ligjore. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se do ta analizojë në detaje aktgjykimin dhe mund ta dërgojë çështjen në Gjykatën e Apelit, me fokus të veçantë te akuzat për krime kundër njerëzimit. Kryeprokurorja Kimberly West ka theksuar se vëmendja e ZPS-së do të përqendrohet veçanërisht te gjashtë pikat e aktakuzës për këto krime, për të cilat trupi gjykues nuk dha dënime. Deklarata e plotë: Prokurorja e Specializuar Kimbërli Uest (Kimberly West) mirëpriti aktgjykimin e sotëm në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit duke e quajtur...