80 VOTAT NË THIKË/ Osmani i bën apel Haradinajt: Ti e ke ne dore zgjedhjen e presidentit
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar rolin e ish-kryetarit të Aleancës, Ramush Haradinaj, në përpjekjet për sigurimin e 80 votave të nevojshme për zgjedhjen e kandidatit të përbashkët të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për president të ri, Bekim Sejdiu. Osmani tha se Haradinaj ka dëshmuar ndër vite një qasje që ajo e cilësoi si “logjikë shtetformuese”, veçanërisht në çështjet që lidhen me sigurinë kombëtare dhe aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara. “Nga përvoja ime me zotin Haradinaj, në çështje të interesit nacional, sidomos sa i përket aleancës strategjike me Shtetet e Bashkuara dhe çështjeve të sigurisë kombëtare, gjithmonë ka dëshmuar logjikë shtetformuese”, deklaroi Osmani. Ajo konfirmoi se ka diskutuar edhe për kushtet e vendosura nga Aleanca në këmbim të mbështetjes për zgjedhjen...
Burimi:
ntv.al