8 vite mister në Vlorë/ Elvis Troqe shpallet zyrtarisht i zhdukur, ende asnjë përgjigje për fatin e tij
Tetë vite pas zhdukjes së Elvis Troqes në Vlorë, familja e tij vazhdon të mbetet pa përgjigjen më të rëndësishme: çfarë ndodhi me të pasditen e 17 korrikut 2018? Sipas vendimit gjyqësor të raportuar së fundmi, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka shpallur zyrtarisht të zhdukur Elvis Troqen. Nëna e tij, Marsela Troqe, është caktuar kujdestare për administrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të të birit. Procedura ishte nisur më herët nga vetë nëna. Kërkesa e saj për shpalljen e Elvis Troqes të zhdukur dhe caktimin e saj si kujdestare e pasurive rezulton e publikuar edhe në Fletoren Zyrtare. Elvis Troqe, atëherë 24 vjeç, humbi çdo kontakt me familjen më 17 korrik 2018. Sipas të dhënave të bëra...
Burimi:
ntv.al