8 Nëntor 1462 – “Formula e Pagëzimit”, dëshmia më e hershme e shkruar e gjuhës shqipe
Më 8 nëntor të vitit 1462 u shkrua “Formula e Pagëzimit”, dokumenti që përbën dëshminë më të hershme të njohur deri më sot të gjuhës shqipe të shkruar. Kjo shprehje e shkurtër në shqip, e shkruar me alfabet latin, është pjesë e një letre qarkore në gjuhën latine, të hartuar nga Pal Engjëlli, kryepeshkop i Durrësit dhe bashkëpunëtor i afërt i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Teksti përmban fjalët: “Unte’ paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, që në shqipen e sotme përkthehet: “Unë të pagëzoj në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit të Shenjtë”. Dokumenti kishte për qëllim t’u mundësonte familjeve shqiptare pagëzimin e fëmijëve në shtëpi, në rastet kur kushtet nuk lejonin udhëtimin drejt kishës. Pavarësisht se përbëhet vetëm nga një...
Burimi:
kultplus.com