772 gjoba për shpejtësi në Fier, 6 drejtues automjetesh nën hetim

772 gjoba për shpejtësi në Fier, 6 drejtues automjetesh nën hetim

Policia Rrugore ka njoftuar se gjatë kësaj jave ka shtruar kontrollet me pajisje inteligjente në akset rrugore dhe pikat hyrëse e dalëse të qytetit të Fierit, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë. Gjatë kësaj jave, 6 persona janë proceduar penalisht për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor. Një prej tyre është proceduar për drejtim automjeti në gjendje të dehur, ndërsa dy të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Njoftimi i Policisë: Fier/ Monitorim intensiv me pajisje inteligjente në akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse, me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut. Gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për rritjen e sigurisë rrugore, janë proceduar penalisht 6 shtetas për shkelje të ndryshme...