76.3 miliardë lekë për Mbrojtjen, Nufi: Më shumë siguri për qytetarët (VIDEO)

76.3 miliardë lekë për Mbrojtjen, Nufi: Më shumë siguri për qytetarët (VIDEO)

ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi TIRANË- Shqipëria do të rrisë financimin për sektorin e Mbrojtjes në vitin 2027 me një buxhet prej 76.3 miliardë lekësh ose 2.6% të Produktit të Brendshëm Bruto. Pas miratimit në parim të projektbuxhetit në Kuvend ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka bërë të ditur se fondet do të përdoren për modernizimin e Forcave të Armatosura, përmes blerjes së sistemeve të reja ushtarake dhe forcimit të kapaciteteve mbrojtëse. Në listën e pajisjeve që parashikohet të blihen janë sistemet HIMARS dronët luftarakë, sistemet anti-dronë dhe ato të mbrojtjes ajrore, si dhe avionë krahëfiks. Investime do të ketë edhe për infrastrukturën ushtarake, mobilitetin dhe sigurinë e Korridorit VIII si dhe për kapacitetet e emergjencave civile. Buxheti historikë i vitit 2027-të prej 10 miliardë...