70,500 euro mbështetje për sportistët dhe trajnerët pas rezultateve në Taranto 2026

70,500 euro mbështetje për sportistët dhe trajnerët pas rezultateve në Taranto 2026

Ministria e Sportit dhe Rinisë ka aprovuar mbështetje financiare në vlerë të përgjithshme prej 70,500 euro për sportistët dhe trajnerët e Republikës së Kosovës, bazuar në rezultatet dhe medaljet e fituara në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Sipas njoftimit të ministrisë, mbështetja financiare është e njëhershme dhe përcaktohet në bazë të kategorisë së medaljes. Për medaljen e artë janë paraparë 10,000 euro për sportistin dhe 5,000 euro për trajnerin, për medaljen e argjendtë 5,000 euro për sportistin dhe 2,500 euro për trajnerin, ndërsa për medaljen e bronztë 3,000 euro për sportistin dhe 1,500 euro për trajnerin. Ministria ka bërë të ditur se kjo mbështetje synon të vlerësojë rezultatet e arritura dhe kontributin e sportistëve e trajnerëve në përfaqësimin e Kosovës në garat ndërkombëtare. Në njoftim theksohet...