70 mijë policë në terren për protestat e së shtunës në Francë

70 mijë policë në terren për protestat e së shtunës në Francë

Rreth 70 mijë efektivë policie do të jenë në gatishmëri në të gjithë Francën të shtunën, më 31 tetor, për të garantuar sigurinë dhe për të parandaluar incidente të mundshme gjatë demonstratave. Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, njoftoi të enjten se autoritetet do të zbatojnë masa të rrepta ndaj çdo akti dhune, si gjatë tubimeve, ashtu edhe pas përfundimit të tyre. Shqetësimet për rendin publik janë shtuar pas thirrjeve të shpërndara në rrjetet sociale nga grupe të ekstremit të majtë për organizimin e protestave të dhunshme, bëri të ditur ministri. Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, autoritetet kanë vendosur të rrisin praninë e forcave të sigurisë në qytetet franceze, me synimin për të shmangur përplasjet dhe për të mbajtur nën kontroll situatën gjatë demonstratave.