7 zarfe me emra dhe miliona lekë/ Si u grabitën 44 mijë m² tokë shtetërore në Fier, zbardhet SKEMA

7 zarfe me emra dhe miliona lekë/ Si u grabitën 44 mijë m² tokë shtetërore në Fier, zbardhet SKEMA

Nga verifikimet rezultoi dyshimi se toka, e regjistruar fillimisht si pronë shtetërore në Librin e Ngastrave, ishte kaluar në pronësi private përmes një zinxhiri dokumentesh me përmbajtje të rreme. Konkretisht, dyshohet se është përdorur një certifikatë pronësie e vitit 2007, që i përkiste një sipërfaqeje tjetër prej 4 mijë metrash katrorë, si dhe një kartelë pasurie me ndërhyrje fizike, mbishkrime dhe fshirje. Prokuroria bën me dije se pronësia është regjistruar në emër të familjes së kallëzuesit duke përdorur referencat kadastrale të një prone tjetër të tij. Për sipërfaqen prej 44.100 metrash katrorë nuk ekzistonte asnjë titull pronësie dhe në dosjen e regjistrimit nuk ishte gjetur asnjë aplikim. Dyshime për falsifikim ka edhe mbi dy prokura noteriale. Sipas hetimeve, megjithëse dokumentet vërtetonin se personat e përfaqësuar...