7 vatra aktive zjarri, flakët vijojnë në Dajt. Ministria e Mbrojtjes: Ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

7 vatra aktive zjarri, flakët vijojnë në Dajt. Ministria e Mbrojtjes: Ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

30 vatra zjarri janë regjistruar gjatë ditës së sotme në territorin e Shqipërisë, ndërsa 7 prej tyre vijojnë të jenë aktive, sipas përmbledhjes së situatës së emergjencave. Nga bilanci i raportuar, 10 vatra zjarri janë aktualisht nën mbikëqyrje, ndërsa 13 janë shuar plotësisht pas ndërhyrjes së forcave operacionale. Në terren janë angazhuar 404 forca vendore dhe lokale, të mbështetura nga 21 automjete zjarrfikëse. Në operacione janë përfshirë edhe Forcat e Armatosura, të cilat kanë kontribuar me 133 efektivë, një helikopter, dy automjete zjarrfikëse, një dron, 13 mjete dhe një autoambulancë. Në Qarkun e Tiranës, vatra më problematike vijon të jetë ajo në Malin e Dajtit, ku puna për izolimin dhe kontrollin e flakëve ka vazhduar gjatë gjithë ditës. Në operacion janë angazhuar 25 zjarrfikës, 7...