6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët

6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin mbi situatën e zjarreve në territorin e vendit, duke bërë me dije se deri në orën 20:00 gjendja paraqitet e përmirësuar dhe pa rrezik për zonat e banuara. Mësohet se, nga 26 vatra të raportuara gjatë ditës, 14 janë shuar plotësisht, 6 janë nën mbikëqyrje dhe 6 të tjera mbeten ende aktive. Për përballimin e situatës janë angazhuar 311 forca operacionale dhe 16 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur ndërhyrjen me 70 efektivë, 3 helikopterë, një mjet zjarrfikës dhe një ekskavator të rëndë. Në zonën e Pukës, situata ka njohur përmirësim të ndjeshëm, ku zjarri është shuar në Gjegjan e Gojan, ndërsa vatra në Prozhëm është drejt shuarjes. Në Fushë-Arrëz dhe në malin e Dajtit, puna vijon...