6 shtator në New Jersey/ Berisha thërret shqiptarët e Amerikës

6 shtator në New Jersey/ Berisha thërret shqiptarët e Amerikës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara, ku më 6 shtator do të zhvillojë një takim me komunitetin shqiptar në New York, New Jersey, Pennsylvania, Connecticut dhe zona të tjera. Lajmi është bërë i ditur nga nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, i cili ka publikuar edhe vendin ku do të zhvillohet takimi. Aktiviteti është planifikuar të mbahet në Bergen Performing Arts Center, në Englewood, New Jersey. Vizita e Berishës në SHBA përfshin gjithashtu pjesëmarrjen e tij në Konventën e Partisë Republikane, e cila do të zhvillohet në Dallas të Teksasit. Sipas njoftimit të Këlliçit, takimi me shqiptarët e Amerikës do të zhvillohet të dielën, më 6 shtator, në orën 11:00. Vizita vjen në kuadër të aktiviteteve politike të Berishës...