6 muaj në arrati, arrestohet ish-bashkëshorti i Xhuana Nikollajt. E reja i dha fund jetës pas dhunës

6 muaj në arrati, arrestohet ish-bashkëshorti i Xhuana Nikollajt. E reja i dha fund jetës pas dhunës

Pas më shumë se gjashtë muajsh në kërkim, policia ka arrestuar Eraldo Fizin, ish-bashkëshortin e 25-vjeçares nga Lezha, Xhuana Nikollaj, e cila humbi jetën pasi konsumoi medikamente. Fizi ishte shpallur në kërkim që prej muajit mars. Ai dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj ish-partneres së tij, ndërsa ngjarja parapriu konsumimin e medikamenteve nga 25-vjeçarja, e cila më pas ndërroi jetë në spital. Arrestimi u bë i mundur pas bashkëpunimit mes Komisariatit nr. 2 në Tiranë dhe Komisariatit të Lezhës, si dhe kontakteve me familjarët dhe avokatin e Fiziut. Ai ndodhet në Lezhë, ndërsa pritet të transferohet në Tiranë për vijimin e procedurave ligjore.