6 KOMPANI PËR NJË SHKOLLË/ 5 DALIN JASHTË, MBETET VETËM NJË

6 KOMPANI PËR NJË SHKOLLË/ 5 DALIN JASHTË, MBETET VETËM NJË

Gjashtë kompani paraqitën oferta për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare Çukë në Bashkinë Sarandë. Në fund vetëm një mbeti e kualifikuar. Fondi limit i tenderit ishte 24,030,000 lekë pa TVSH, ndërsa fitues u shpall 2Z KONSTRUKSION, me ofertë 23,517,876 lekë. Pra oferta fituese është rreth 512 mijë lekë poshtë fondit maksimal. Por ka një element edhe më interesant. Një nga kompanitë e skualifikuara, 2 N, kishte paraqitur ofertë prej 21,601,034 lekësh pa TVSH. Rreth 1.9 milionë lekë më pak se fituesi. Dokumentacioni i publikuar tregon se kompania është skualifikuar për mosplotësim të disa kritereve administrativo-ligjore dhe teknike të tenderit. Kjo nuk do të thotë se oferta më e lirë duhej të fitonte. Në prokurimet publike çmimi nuk mjafton nëse operatori nuk plotëson kërkesat e dokumenteve të...