55-vjeçari shqiptar plagoset me armë zjarri në Athinë, autorët i zunë pritë para banesës (Emri)
Një 55-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur pas një sulmi me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së hënës, në zonën e Patisias në Athinë. Ngjarja ka ndodhur pak para orës 05:00, në kryqëzimin e rrugëve Vroutou dhe Themou Anninou, sipas raportimeve të mediave greke. Eduart Mullaj, 55 vjec nga Delvina, rezulton të jetë personi i plagosur. Sipas policisë greke, i plagosuri është shprehur se dy personat që e qëlluan me armë, po tentonin të vidhin motorin e tij dhe për këtë arsye dhe hapën zjarr. Megjithatë policia duket se nuk është e bindur me deklaratën e 55-vjeçarit dhe dyshon se motivet janë të tjera. Sikurse raportohet, dy persona, të cilët lëviznin me një motoçikletë, i janë afruar 55-vjeçarit, teksa...
Burimi:
gijotina.com